Tre ditë pasi u dogj kafeneja “Fontana” në qendrën tregtare Mavrovasja policia ende është duke e hetuar rastin. Ministria e Brendshme po kontrollon edhe kamerat përreth për të parë nëse kafenesë i është vënë flaka. “Fontana” u dogj natën e 1 majit në orë policore. Në këtë kafene nuk mbeti asgjë, ndërsa edhe vitin e kaluar ishte shënjestër e një sulmi. Në muajin shkurt u vendosën dy pajisje eksplozive. Njëra shpërtheu dhe dëmtoi një pjesë të qendrës tregtare.

By I ZH