Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në zonën industriale në Mostar, me ç’rast përfshiu një hapësirë prej disa kilometrash.
Në shuarjen e zjarrit i cili rrezikoi objekte private dhe afariste përveç zjarrfikësve u përfshinë edhe qytetarët.
Puna e zjarrfikësve u vështirësua nga era e fuqishme. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë pesë automjete zjarrfikëse.
Nuk ka informacione për viktima eventuale.
Između Aluminijskog kombinata i kasarne "Heliodrom" #mostar #pozar https://t.co/73foSTxksa
— Klix.ba (@klixba) September 17, 2020