“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter.
“Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra se si më pëlqen”, shkroi tutje ai. Shfaqja speciale e vetme do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit. Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.