Aktorja e njohur Naya Rivera ndërroi jetë disa ditë më parë dhe pas një kërkimi të gjatë, trupi i saj i pajetë u gjet në liqen ditën e hënë. Autoritetet kanë bërë autopsinë dhe ka rezultuar se shkak i vdékjes ishte mb ytja áksidentale.

“Shkaku i vdékjes është mby tja, dhe mënyra e ndërrimit të jetës është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura. 33-vjeçarja humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar. Faxweb.al raportoi më parë se janë publikuar pamjet e nënës dhe djalit të saj Josey, teksa mbërrijnë në Liqenin Piru dhe hipin në varkën e tyre të vogël, e cila u gjend vetëm me djalin në bord duke fjetur.

Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën. Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen. Rivera dyshohet se ka vdékur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur

By I ZH