Janë zbuluar detaje nga dyshimet për helmim të Roman Abramovichit, dhe tre anëtarëve të ekipit neogicues të Ukrainës.

Sipas burime të WSJ, që kanë filluar një sërë postimesh në Twitter të mbështetur nga grupi i gazetarëve hulumtues nga Bellingcat – pronari i Chelsea dhe anëtarët e ekipit negociator të Ukrainës kanë pasur simptoma të ndryshme si skuqje të syve, dhimbje të syve si dhe rrjedhje të lotëve, zbehje e ngjyrës së lëkurës në duar dhe fytyrë.

lexo edhe: https://63.33.68.208/dyshohet-per-helmim-te-miliarderit-rus-abramovich-dhe-negociatoreve-ukrainas/

Megjithatë akoma nuk dihet cak i kujt ishte ky grup, por ata që janë prekur nga këto simptoma po akuzojnë Moskën që duan me çdo kusht të sabotojnë bisedimet dhe që të mos merr fund lufta në Ukrainë.

Raportet e siguruara nga Bellingcat, indikacionet e para tregojnë se viktimat e këtij helmimi nuk janë në rrezik për jetë.

Ekspertët perëndimor që kanë trajtuar rastin kanë thënë se është vështirë të përcaktohet nëse bëhet fjalë për simptoma të shkaktuara nga ndonjë agjent kimik, biologjik apo nga ndonjë sulm elektromagnetik që lëshon rreze.