Pas deklaratës së  eurodeputeti Andrej Kovaçev se Bullgaria mund të vendosë veto në fillim të negociatave të vendit me BE-në, nëse komisioni i përbashkët historik nuk fillon me punë deri në qershor, është deklaruar edhe shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Fqinjët tanë nuk i pengon askush të vetëvendosin por  kjo nuk mund të bëhet në bazë të gënjeshtrave historike, deklaroi ajo

“Ajo vetëvendosje, ai komb që u krijua prej vitit 1944, nuk duhet të bazohet në gënjeshtra dhe fushatë antibullgare, por në të vërteta. Baza e marrëveshjes sonë , është historia e përbashkët. Askush nuk e konteston të drejtën e Maqedonisë të ketë shtet dhe të vetëvendosë. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë njerëzore”, theksoi Zaharieva për  televizionin bullgar Nova.

Sipas saj, në të gjitha dokumentet, përfshirë edhe ato të BE-së për fillim të negociatave për anëtarësim e vendit, përmendet edhe Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgari e arritën në gusht të vitit 2017.

Zaharieva përkujton se gjatë procesit të negociatave të një vendi për anëtarësim në BE, nevojitet pëlqimi i secilit shtet anëtar të Unionit për hapje dhe mbyllje të kapitujve dhe për tërë procesin negociues. 

Thotë se Bullgaria me vite është një ndër mbështetësit më seriozë të Maqedonisë së Veriut, por se insiston në përmbushje të dispozitave nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

By I ZH