Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, mbetet në qëndrimin që të gjithë të punësuarit nën ombrellën e shtetit të marrin pagë minimale prej 14.500 denarësh për muajin mars dhe prill. Zaev nuk tërhiqet nga propozimi, megjithëse partneri i koalicionit qeverisës BDI publikisht deklaroi se nuk pajtohet me këtë ide. Zaev më emisionin 360 Gradë në Alsat tha se qëndrimet e ndryshme me BDI-në janë vetëm një produkt i vlerave demokratike në koalicion. Por ulja e pagave, thotë ai, duhet të jetë solidare dhe të ndihmojnë të gjithë.

Partitë janë një gjë ndërsa Qeveria tjetër gjë. Qeveria është shteti, Qeveria është e të gjithëve, Qeveria i ka të gjitha kapacitetet dhe gjithçka. Partitë mund të sugjerojnë, të jenë të dobishme, t’u thonë atyre që të marrin pjesë. Në fund vendimin e merr Qeveria. Unë them se si qeveria do të marrë vendimin, jam i bindur për kapacitetin e saj, do të jetë në interes të qytetarëve tanë dhe ekonomisë -u shpreh Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Zaev pranon se paga minimale është destimuluese për administratorët që shkojnë në punë dhe ata që janë në shtëpi sepse i ruajnë fëmijët e tyre. Sipas tij, propozimi për të shpëtuar ekonominë nuk është vonë siç akuzon opozita, duke sqaruar se kriza, sipas tij, do të fillojë të ndihet vërtetë nga 1 prilli. Por nga BDI-ja në asnjë mënyrë nuk mbështesin uljen e pagave në sektorin publik. Për Alsat nga kjo parti thonë se bëjnë analiza dhe përllogaritje rreth vlerës së vërtetë të shportës konsumatore për një familje dhe do të njoftojnë se sa para duhen në muaj. Përveç BDI-së edhe sindikatat dhe opozita dolën gjithashtu kundër uljes së pagave të administratës.

By I ZH

Leave a Reply