Lajme Vendi

Zaev: Me pakon e re ekonomike i simulojmë edhe konsumin privat dhe publik

Qëllimi i pakos së re ekonomike të Qeverisë është simulimi i konsumit privat dhe publik, publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk.

“Me pakon e re të masave ekonomike i sumulojmë edhe konsumin privat dhe publik. Do të fillojnë projekte të cilat ishin planifikuar për vitet 2021-2022. Bëhet fjalë për ujësjellës, rrugë, kanalizime, gazifikime, hekurudha, shkolla dhe kopshte. Në atë mënyrë do ta aktivizojmë ndërtimtarinë, ndërsa ajo lidh edhe 72 degë tjera me të”, citon Zaev në publikim.

Ai potencon se plotësisht do të kahëzohen mjete direkt ndaj qytetarëve që t’i ndihmojnë ekonomisë vendore.

“Ata do të shpenzojnë atje ku munden të ndihmojë duke blerë prodhime dhe shërbime vendore”, shton Zaev në publikimin në Fejsbuk.