Ministri i shëndetësië Venko Filipce, gjatë konferencës për shtyp lajmëroi se Kryetari i LSDM Zoran Zaev dhe Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski do të qëndrojnë në izolim shtëpiak, pasi që kanë pasur kontakt me një gazetar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Rezultatet e Mickoskit kanë dalë mbrëmë dhe kanë rezultuar negativ por ai do të vazhdojë të qëndrojë në izolim shtëpiak. Ndërsa rezultatet e Zaevit do të dalin ditën e sotme. /BiMedia/