“Tanimë disa javë, Ju, unë dhe gjithë vendi funksionon në një mënyrë tjetër, në një luftë të përditshme kundër koronavirusit. Bashkë po luftojmë kundër një armiku të padukshëm i cili ka shkaktuar pandemi globale dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë, por dhe qytetarëve në mbarë botën. Numri i madh i të të prekurve, por për fat të keq edhe i atyre që kanë ndërruar jetë, flet për seriozitetin e kësaj pandemie globale dhe pasojat prej saj”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sipas Zaev, vendi jonë reagoi me kohë, ndërmori masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por edhe për sanimin e pasojave ekonomike.

“Reagimi i parë ishte shumë i rëndësishëm për zbutjen e goditjes dhe që sistemi shëndetësorë i përgatitur t’i përgjigjet kësaj sfide. Megjithatë dalëngadalë vendi jonë po hyn në një fazë kritike, që nga ekspertët është vlerësuar si periudha më e vështirë dhe më e rëndë e pandemisë. Para nesh është sfida më e madhe në luftën kundër koronavirusit, ku pritet arritje e kulmit të të infektuarve”, tha Zaev, i cili njëherit porositi për më shumë përgjegjësi personale, përkushtim më të madh në mbrojtje të shëndetit tonë, shëndetit të të afërmeve tanë, fëmijëve, prindërve, miqve dhe shokëve.

By I ZH

Leave a Reply