“29 vjet e LSDM! 29 vjet së bashku me qytetarët! 29 vjet politikë shtetërore për atdheun! Nga referendumi më 8 shtator 1991, pranimi në OKB, përmes statusit të kandidatit të BE-së, deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Këto janë proceset strategjike për vendin tonë, në të cilat pikërisht LSDM-ja luajti një rol kryesor. Këto janë qëllimet mbi të cilat bazohet politika jonë shtetërore. Sot nuk ka nder dhe përgjegjësi më të madhe sesa të jesh pjesë e partisë që është e përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme historike për qytetarët, për shtetin, për të ardhmen e saj. Kjo është arsyeja pse jemi krenarë!”, kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev duke shtuar se tani, kur vendi ynë po përballet me një sfidë të paparë shëndetësore me koronavirusin, sipas tij LSDM-ja tregon se si duhet të punojë për qytetarët.

“Së bashku do ta fitojmë këtë sfidë. Ne mundemi!  Me besim në veten tonë, me besim për një të ardhme të sigurt, vazhdojmë të punojmë me përkushtim, përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve, në interes të atdheut”, shkruan Zaev.

By I ZH

Leave a Reply