Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur sot për një vizitë pune në Francë, ku nesër do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Vuçiq ka thënë se në takim me presidentin francez e presin tema të rëndësishme përfshirë këtu çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Rrugës për në Paris. Na presin biseda të rëndësishme për Serbinë, e tema do të jenë Kosova, rruga evropiane e Serbisë deri në ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, me një foto nga aeroplani.