Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është vrarë nga një person i cili dyshohet se është ish bashkëshorti i saj.

KosovaPress mëson se viktima ka qenë e divorcuar dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Viktima po ashtu është pranuar në vikend në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes.

Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.