Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pakashticë në Podujevë.

Vrasja në këtë rast u raportua të ketë qenë në mes familjarëve, saktësisht dy baxhanakëve.

Nga Policia e Kosovës në detajet e fundit është theksuar se vrasje nga pakujdesia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Poashtu është thënë se trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

By admin