Evropianët do të gjejnë “zgjidhje të mençura” të cilat do t’u mundësojnë të shkojnë në pushime vjetore edhe përkundër pandemisë së koronavirusit, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Urusla von der Leyen.

Mendoj se do të gjejmë zgjidhje të mençura për pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike dhe me pak më shumë distancë fizike, por do të jetë impresive të shihet se do të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Urusla von der leyen në intervistë për gazetën “Ekspreso”.

Ajo vlerësoi se është mirë që vendet nga BE-ja po fillojnë t’i heqin masat restriktive, por paralajmëroi se qeveritë duhet të veprojnë me kujdes, “hap pas hapi dhe çdoherë me shumë kujdes”.

Lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj pandemisë, Urusla von der leyen pranoi se ka pasur “momente kritike” në fillim të krizës, por shtoi se “pas disa ditëve vendet kuptuan se nuk mund të përballen të vetme me të”, pas çka koordinimi u përmirësua.

By I ZH

Leave a Reply