“Ministri Filipçe vazhdon të reklamohet me përgjigjet për pyetjet e masave të qeverisë, sikur përhapja e virusit në vend është reklamë për produkte të Top Shop” – thuhet në deklaratën e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, pas paraqitjes së ministrit dhe epidemiologëve në video live, ku u shtruan pytje drejt tyre, raporton a1on, transmeton BiMedia.

“Shifrat e palogjikshme janë duke u përdorur, qeveria dëshiron të tregojë se kemi infeksionin më të ulët me koronavirusin në Evropë, kur analiza e një milion banorëve tregon të kundërtën. Në vend që të shpjegojë se si lidhet virusi, ai duhet tua lërë atë ekspertëve dhe të fillojë një ministri të vërtetë me shëndetin që aktualisht është në gjunjë. ” – shkruhet gjithashtu në deklaratë.

Nga VMRO-DPMNE gjithashtu thonë se nuk është e vërtetë që vendi ynë ka qenë i përgatitur për tu përballur me virusin korona.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply