Lajme Vendi

Vjedhje e rëndë në Komunën e Haraçinës

Sekretari në Komunën e Haraçinës dje në orën 08.00, ka paraqitur se në periudhën prej orës 16.00 më 04.06.2020 e deri në orën 08.00 më  08.06.2020 kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në Komunën e Haraçinës.

Sipas asaj që është paraqitur, informojnë sot nga MPB-ja, kryerësi me përdorim të forcës ka hyrë në komunë, ndërsa regjistrim shtesë nga personat përgjegjës në komunë do të konfirmohet nëse është marrë diçka, pas çfarë do të konfirmohet edhe dëmi i shkaktuar material.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.