Në vitin e kaluar kanë vdekur 939 persona më shumë se këtë vit për të njëjtën periudhë kohore në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së udhëheqjes me Librat Amë, në katër muajt e parë të vitit 2019 me certifikata të vdekjes janë evidentuar 6077 persona. Ndërkaq, sipas tyre që nga 1 janari deri më 10 prill sivjet kanë vdekur 5138 persona, duke përfshirë edhe 32 të regjistruarit si të infektuar me CoVid-19. Drejtori i këtij institucioni Bujar Dardhishta për Alsat tha se në këto shifra janë të përfshirë të gjitha rastet e vdekjeve në vend edhe vjet kur nuk ka pasur Koronavirus.

By I ZH

Leave a Reply