Opinion

Pandemia globale e virusit korona ka kapluar pothuajse të gjithë botën, ku numri I të infektuarve dhe viktimave çdo ditë e më shumë rritet. Duke qenë se qenia njerëzore është e prekur nga kjo pandemi, njerëzit I ka kapluar një panik por edhe një dëshirë për tu kujdesur për veten e për ta ruajtur veten nga armiku I padukshëm I njerëzimit. Por si gjithmonë, harrojmë diçka, kujdesin ndaj mjedisit dhe qenieve tjera në këtë planet. Duke menduar se kujdesi vetëm për veten do të na shpëtojë nga ky virus, nga ana tjetër po shfaqim një virus tjetër, virus ndaj mjedisit. E gjithë bota po mbrohet, duke vendosur maska në fytyrë dhe doreza në duar, me qëllim që të mbrohen nga infektimi I virusit. Por sapo ato maska dhe doreza bëhen të panevojshme, nuk e marim mundimin të gjejmë vendet adekuate për ti hedhur ato. Një fotografi e përmbledhur me shumë fotografi, që qarkullon nëpër botë, tregon se sa kujdesemi ne për veten tonë. Duke u munduar të mbajmë higjienën personale për parandalimin e përhapjes së virusit, harrojmë të kujdesemi për higjienën sociale. Përdorim dorezat deri kur na duhen, e më pas I hedhim ato në rrugë, duke mos e menduar dëmin që shkaktojnë ato në tokë… Fotografia në fjalë, tregon se virusi më I madh për njerëzimin është sjellja e vetë njeriut!

By I ZH

Leave a Reply