Vijon identifikimi i viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi një ditë më parë në Bullgari. 45 persona humbën jetën në këtë fatkeqësi të rëndë në mesin e të cilëve edhe 12 fëmijë. 7 persona i mbijetuan aksidentit dhe ata po trajtohen në Spitalin e Sofjes. Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme njoftuan mjekët, ndërsa të mbijetuarve iu ofrohet edhe ndihmë psikologjike. Ekipi i televizionit Alsat edhe sot do të sjellë dëshmi nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik, të cilët rrëfejnë tmerrin e përjetuar në këtë ngjarje të rëndë./ Alsat.mk

By I ZH