Videolotaria shtetërore po dhuron 11,107,000 denarë për shëndetin publik në mënyrë që të kontribuojë në përpjekjet për t’u marrë me Covid-19.

Dhjetë milion denarë të kësaj shume janë të destinuara për Ministrinë e Shëndetësisë.Përveç kësaj, 615,000 denarë në pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse janë përcaktuar për fëmijët që vuajnë nga sëmundje malinje. Donacian prej 492,000 denarë do të marrë Institucioni i Shëndetit Publik-Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrika “Nënë Tereza” – Shkup.

Videolotaria shtetërore, si një kompani përgjegjëse, ka ndërmarrë një seri aktivitetesh dhe protokolle të nevojshme për të mbrojtur punonjësit e saj nga ekspozimi ndaj Covid 19. /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply