Një video që është shpërndarë në rrjete sociale shfaq policët serbë duke rrahur brutalisht qytetarët në Beograd.

Nga videoja shihet se si qytetarë të ulur në stol dhe krejtësisht paqësor sulmohen dhe rrahën brutalisht nga policët serbë, të cilët i godasin me shkopinj gome, raporton Gazeta Express.

Videon e njëjtë e ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar në Twitter edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Van Cramon.

Von Cramon ka shkruar se Vuçiq po sulmon brutalisht qytetarët e rëndomtë dhe kalimtarët e rastit.

Mbrëmë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, kanë shpërthyer protesta pasi qindra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.

By I ZH