Stafi i kopshtit zoologjik të Oregon në SHBA ka publikuar këtë video te pabesueshme të një ariu të zi që shijon në maksimum një banjë në vaskën e tij personale.

Pasi ka hyrë i tëri në ujë, ariu i kënaqur duket se mbetet me kurriz në vaskë dhe përpiqet të kthehet me këmbë në tokë.

Kur arrin ta bëjë këtë atëherë ai vendos t’i japë fund banjës dhe del nga uji.

By I ZH