Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë.
Tërmeti ka shkaktuar më shumë se 300 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.
Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Në Turqi, zyrtarët konfirmuan 79 viktima dhe mbi 440 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. Në Siri janë konfirmuar 237 viktima dhe mbi 600 të plagosur.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku. Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta.
Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.
https://twitter.com/ragipsoylu/status/1622484958211088386/photo/1
Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e sotme ishin më të fuqishmet.
Ky është tërmeti më i fortë në botë që nga pas tërmetit 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandwich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve. Ai tha se “skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan menjëherë” në zonat e goditura nga tërmeti.
Ai shkroi në Twitter “ngushëllime qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”.

j.l./ dita