Së fundmi videoja e aktorit të njohur Ezra Miller është duke bërë xhiron e rrjetit.
Një fans ka arritur të regjistrojë një ngjarje të turpshme të aktorit duke u zënë me një fanse. Nga videoja nuk kuptohet se çfarë ka ndodhur me saktësi para përleshjes, por dëgjohen fjalët e aktorit i cili thotë: “Oh ti dëshiron të përleshesh?”.
Dhe pas këtyre fjalëve ka ndodhur e gjitha.
Aktori e ka kapur fansen për fyti dhe më pas e ka përplasur në tokë.
Njerëzit që ishin aty kanë tentuar t’i ndajnë dhe mësohet se pas kësaj ka ardhur edhe policia.

By I ZH

Leave a Reply