Bota Lajme

VIDEO/ Digjet xhamia 350-vjeçare në Stamboll, alarmohen banorët. Mbeten mister shkaqet e zjarrit

Një zjarr ka përfshirë Xhaminë historike ‘Vaniköy’, në lagjen Çengelköy në Stamboll, njoftuan zyrtarët ditën e djeshme. Flakët në xhaminë 350-vjecare alarmuan banorët të cilët njoftuan menjëherë zjarrfikëset.

Për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap shpejt dhe përpjekjet e banorëve për të shuar zjarrin rezultuan të pasuksesshme. Me mbërritjen e forcave zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e flakëve.

Një deklaratë në lidhje me arsyen pas zjarrit dhe mbetjet do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, thanë zyrtarët pasi mbetet ende mister se si nisën flakët.

Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi kryesisht nga druri me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe. (A.M/Faxweb.al)