Autoritetet lokale në Gjermani, po i kthejnë masat e bllokimit shkaku i shtimit të rasteve me të infektuar me coronavirus, vetëm disa ditë pasi Angela Merkel filloi t’i lehtësonte kufizimet.

Gjermania i ka 16 shtete federale, që kanë fuqinë për të ndryshuar masat e kufizimeve, derisa të gjithë kanë rënë dakord që të rikthejnë bllokimin, nëse shënohen 50 të infektuar të ri në mesin e 100,000 njerëzve, brenda shtatë ditëve, transmeton Telegrafi.

Qeveria rajonale në North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, regjistroi goditjen më të madhe të rasteve me coronavirus, pasi 150 nga 1,200 punonjës u testuan pozitivisht në një thertore në Coesfeld.

Si pasojë e pasigurisë, qeveria rajonale ka shtyrë rihapjen e restoranteve, pikave turistike, palestrat dhe dyqanet më të mëdha, e cila duhej të hapeshin më 11 maj. Megjithatë, hapja e shkollave dhe e qendrave të kujdesit ditor, është thënë se do të bëhet ashtu si është planifikuar.

Në shtetin lindor Tyringia, u regjistruan më shumë se 80 infeksione për 100,000 njerëz gjatë javës së kaluar. Shumica e këtyre infeksioneve ishin midis punonjësve dhe banorëve në gjashtë shtëpi kujdesi dhe në një spital. 

By I ZH