Ndjej gëzim të madh që projekti ynë i fundit për përmirësimin e aftësive digjitale ka për qëllim kryesisht gratë dhe të rinjtë nga kategoritë e cenueshme, për të cilët, në bashkëpunim me programin RECONOMY ne sigurojmë bursë pothuajse të plotë për një program të plotë akademik në këtë fushë – tha Ivanoska,drejtoreshëe përgjithshmee SEDC

Kovid-pandemia vetëm ka konfirmuar dhe përshpejtuar tendencat e reja që kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne funksionojmë, punojmë, fitojmë, shpenzojmë. Punësimi i pavarur (Freelance) si një mënyrë vetëpunësimi ka qenë deri më tani një alternativë e shkëlqyer ndaj punësimit konvencional. Tani më shumë se kurrë nuk është vetëm aktuale dhe fitimprurëse, por edhe shumë praktike, veçanërisht për gratë dhe nënat të cilat sipas të gjitha analizave ishin më të prekura nga pandemia – thotë Vesna Ivanoska, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Edukative dhe Zhvillimore Seavus. SEDC është qendër lidere trajnimi në Maqedoni dhe në rajon, e specializuar në programe akademike dhe trajnime në fushën e teknologjisë informative, dizajnit dhe menaxhimit të biznesit.

Në katër muajt e ardhshëm fokusi kryesor i ekipit të vlefshëm të SEDC do të jetë projekti i cili do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe gratë nga kategoritë E cenueshme për të fituar aftësi më të mira digjitale dhe për të qenë më konkurruese në tregun e sipërmarrjes.

SEDC hyn në një projekt të ri – këtë herë duke synuar gratë nga kategoritë e cenuara dhe duke hapur mundësi për të përmirësuar aftësitë e tyre digjitale. Për çfarë konkretisht bëhet fjalë?

– Në punën e vet afatgjate, SEDC është kujdesur gjithmonë që programet tona të jenë të disponueshme për një grup sa më të madh të mundshëm. Kështu, përveç shitjes së akademive dhe trajnimeve tona, ne rregullisht sigurojmë bursa për kandidatë të talentuar, bursa për gra dhe vajza dhe në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat donatore dhe programe të subvencionuara për kualifikim dhe rikualifikim.

Ndjej gëzim të madh që projekti ynë i fundit u drejtohet kryesisht grave dhe të rinjve të kategorive të cenueshme, për të cilët në bashkëpunim me RECONOMY ofrojmë një bursë pothuajse të plotë për një program të plotë akademik në fushën e marketingut dixgjital. Programi RECONOMY i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) i zbatuar nga HELVETAS dhe IMPACT Foundation, me mbështetjen e projekteve të tilla synon të stimulojë rritjen dhe konkurrencën më të madhe të bizneseve dhe natyrisht si fuqi punëtore të forcuar, paga më të mira, veçanërisht te gratë, të rinjtë dhe grupet e tjera të cenueshme.

Modeli i financimit që ne ofrojmë është si vijon më poshtë: SEDC dhe RECONOMY mbulojnë 80% të të gjitha kostove për akademinë e marketingut digjiital, dhe pjesën tjetër kandidatët janë të detyruar ta mbulojnë vetë, me pagesë të shtyrë deri në fund të vitit 2022.

Kush mund të aplikojë në akademinë tuaj, të jetë pjesë e projektit dhe kur do të realizohet programi?

– Projekti është i dedikuar për gratë dhe vajzat e papuna nga kategoritë e cenueshme, më të reja se 29 vjeç, duke theksuar se përparësi do të kenë kandidatët nga brendësia e vendit (jashtë Shkupit). Është planifikuar të zgjasë 4 muaj, pra do të fillojë në fund të vitit dhe do të përfundojë në prill të vitit 2022. Projekti do të fillojë (në fazën pilot) me 20 bursistë. Krahas pjesës që synon përvetësimin e kompetencave në fushën e marketingut digjital, bursistët do të kenë trajnime shtesë në fushën e punësimeve të pavarura (freelance) dhe shkathtësive të buta.

Thirrja është e hapur dhe mbetet e hapur zyrtarisht dreri më 13 dhjetor.

Puna e pavarur (Freelance) po bëhet mënyrë jetese për gjithnjë e më shumë njerëz në Maqedoni. Sa na i çeli sytë dhe mundësitë për zhvillim profesional dhe dispozicionim të gjërave Kovid pandemia, pavarësisht se ku jemi?

-Një nga motivet kryesore të këtij programi ishte pikërisht kjo, nevoja për përshtatje të vazhdueshme të vendeve të punës, ndryshimi i modeleve dhe angazhimeve të punës dhe sigurisht përvetësimi i aftësive digjitale që sot janë parakusht për konkurrencën në treg. Kovid-pandemia vetëm ka konfirmuar dhe përshpejtuar tendencat e reja që kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne funksionojmë, punojmë, fitojmë, shpenzojmë. Punësimi i pavarur apo freelance si një mënyrë vetëpunësimi ka qenë deri më tani një alternativë e shkëlqyer ndaj punësimit konvencional. Tani më shumë se kurrë nuk është vetëm relevante dhe fitimprurëse, por edhe shumë praktike, veçanërisht për gratë dhe nënat të cilat sipas të gjitha analizave ishin më të prekura nga pandemia. Prandaj trajnimi i kësaj kategorie në fushën e marketingut digjital, si një fushë që po bëhet gjithnjë e më tërheqëse dhe shumë e kërkuar nga punëdhënësit, është mënyra jonë për të kontribuar në fuqizimin profesional, e rrjedhimisht edhe ekonomik të grave nga kategoritë e cenueshme.

–Personalisht, mendoj se nuk ka mënyrë më të mirë, më të qëndrueshme për të ndihmuar dikë.

Cila ishte sfida për ju që të përballeni me Kovid pandeminë dhe të gjitha efektet anësore dhe kufizimet që ajo solli? Megjithatë, duke punuar drejtpërdrejt me studentët, dihet se mësimi me prani fizike është alternativa më e mirë.

–Kovid  pandemia ishte një test i madh për shumë biznese. Ajo nxori në sipërfaqe dobësitë tona, por edhe tregoi se sa të qëndrueshëm jemi, sa të ashpër jemi dhe të gatshëm për të luftuar për misionin tonë. Jam shumë krenare për mënyrën se si ne në SEDC e përballuam këtë sfidë më të madhe për ne deri më tani. Ekipi ynë prej më shumë se 80 trajnerësh dhe mentorë aktivë është i përkushtuar për të punuar me studentët për të mos humbur asgjë, pavarësisht ndryshimit të madh. Cilësia e mësimdhënies dhe e programit dhe rëndësia e tij për kompanitë vendase dhe të huaja mbetet prioriteti ynë më i lartë.

Ne kemi zhvilluar një metodologji të re, kemi aktivizuar sisteme elektronike të menaxhimit të mësimdhënies dhe megjithatë mbetemi konsistent në ndërveprimin e përditshëm të drejtpërdrejtë me studentët për të cilët jemi në dispozicion fjalë për fjalë 24/7.

By B I