Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se raporti i fundit i organizatës së njohur Reporterë Pa Kufi për renditjen e lirisë së shtypit tregon edhe këtë vit një përmirësim të mëtejshëm me pesë vende të gjendjes në Kosovë duke dalë goxha më mirë se të gjithë shtetet me të cilët kufizohet.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli thotë se liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kanë ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri.

Ai ndihet krenarë që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni.

Postimi i plotë:

Raporti i fundit i organizatës së njohur Reporterë Pa Kufi për renditjen e lirisë së shtypit tregon edhe këtë vit një përmirësim të mëtejshëm me pesë vende të gjendjes në Kosovë duke dalë goxha më mirë se të gjithë shtetet me të cilët kufizohet. Liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kemi ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri.

Ne krenohemi që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, të shtetndërtimit pas shpalljes së pavarësisë si dhe të përpjekjeve të parreshtura për të konsoliduar sovranitetin dhe subjektivitetin tonë ndërkombëtar, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni.

Ky fakt vlen të bëhet i ditur në mënyrë të veçantë për ata politikanë e opinionbërës të Kosovës që karrierën e tyre e kanw ndërtuar duke mohuar, nëpërkëmbur apo shpërfillur arritjet e mëdha të Kosovës vlen për të përgënjeshtruar ata që e kanë nxirrë e njollosur padrejtësisht shtetin tonë kudo ku kanë folur, brenda e jashtë vendit.vendit”. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply