Qeveria, përmes një dekreti që ka fuqi ligjore, ka vendosur, që të mos vjetrohen procedurat e ndjekjes penale, mëson Alsat. Ky dekret do të hyjë në fuqi, nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të zgjasë deri sa të përfundojë. Shtyhet për më tej lëshimi i akteve të referimit, për dënime me burg deri në 3 vjet, deri më 1 shtator. Gjykatësit që duhet të dalin në pension gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të qëndrojnë në detyrë derisa ta përfundojnë rastin e nisur. Gjykatësit që mund të jenë pozitivë me koronavirus, Këshilli gjyqësor duhet tu gjejë zëvendësim të duhur për ta dhe gjykimet të vazhdojnë.

By I ZH

Leave a Reply