Ish-ministri dhe figura e së drejtës franceze, Patrick Devedjian vdiq sot nga pasojat e koronavirusit.

Ky është vdekja e parë e një zyrtari të lartë politik francez nga koronavirusi.

Diagnostikuar pozitiv në COVID-19, Patrick Devedjian, 75 vjeç, ishte vendosur nën vëzhgim të mërkurën në spital.

Të enjten, ai tha në një tuit se ishte “i prekur nga epidemia”, “i lodhur, por në gjendje të qendrueshme”.

Djali i një refugjati armen që mbërriti në Francë në 1919 ishte një avokat me profesion, i martuar dhe babai i katër fëmijëve.

Devedjian ishte mik i ngushtë i ish-kreut të shtetit, Nicolas Sarkozy.

By I ZH

Leave a Reply