Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Siç thuhet në njoftim, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive dhe i njëjti kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ky është njoftimi i Klinikës Infektive:

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.
Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.
Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë./KosovaPress/

By I ZH

Leave a Reply