Reperja dhe modelja, Chynna Rogers, ka vdekur në moshën 25-vjeçare,

Reperja dhe modelja Chynna Rogers, e cila ishte rritur në Philadelphia ka vdekur në moshën 25 vjeçare, shkruan Billboard, transmeton lajmi.net.
“Me keqardhje mund të konfirmoj se Chynna ndërroi jetë,” tha menaxheri i saj John Miller për “Stereogum” përmes e-mailit.
Ai shtoi se familja e saj deklarojnë se, “Chynna ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë”.
Një deklaratë nga ekipi i saj drejtues në “True Panther” thuhet: “Pusho në paqe Chynna. Jemi me zemër të thyer. Gjithë dashurinë për ata që le pas. Mirupafshim engjëll.”
Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.
Rogers në moshën 14 vjeçare kishte nënshkruar me Ford Models. Më vonë, ajo lidhi miqësi me Asap Yams, i cili e inkurajoi të ndiqte karrierën në muzikë.
Në vitin 2013, ajo arriti sukses me “Selfie”, duke u pasuar nga “Glen Coco” në vitin 2014 dhe ep-in “This isn’t happening” në korrik të 2015-ës.
Artiatja kishte folur haptas për abuzimin me substanca narkotike dhe foli për varësinë e saj nga ato substanca.