Një fëmijë 8 vjeçar nga vendbanimi “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Kjo tragjedi ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar.

Fëmija është transportuar me plagë të rënda në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku më pas ka ndërruar jetë, përcjell A1on.

“Dje në orën 18:25 nga spitali Shën Naum i Ohrit është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u ka nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga një qen, në pronësi të fqinjit të tij N.G.”
Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

By B I