Më parë, vera e kuqe mendohej se përmbante elemente shumë të shëndetshme që promovojnë jetëgjatësinë, megjithatë gjetjet e reja rreth vajit të ullirit tregojnë ndryshe

Shkencëtarët e Universitetit të Minnesota kanë ardhur deri te zbulimi i cili ndoshta vaji i ullirit fsheh çelësin e jetëgjatësisë dhe është ilaç për sëmundjet të cilat kanë të bëjnë me plakjen.

Rezultatet e hulumtimit, të cilat kanë zgjatur tetë vjet, janë publikuar në revistën Molecular Cell, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi më i ri tregon që yndyrat në vajin e ullirit gjithashtu, madje edhe më efektshëm, i aktivizojnë këta mekanizma. Mirëpo, nuk mjafton vetëm të konsumohet vaji, por është me rëndësi edhe koha kur e konsumojmë.

Efekti i vajit të ullirit është më i madh nëse e kombinojmë me agjërim, me kufizim të futjes së kalorive në organizëm dhe me ushtrime.

“Kemi zbuluar që mënyra në të cilën yndyrat nga vaji i ullirit veprojnë ashtu që më parë patjetër duhet depozitohen në pika lipide pastaj të zbërthehen gjatë ushtrimit apo agjërimit, me ç’rast vjen deri te efektet pozitive në shëndet dhe jetëgjatësi”, thotë në studim udhëheqësi i tij dr. Doug Mashek.

“Ne duam ta kuptojmë biologjinë dhe më pas ta zbatojmë atë te njerëzit. Shpresojmë të ndryshojmë qasjen tonë ndaj trajtimit dhe në vend që të trajtojmë tetë çrregullime të ndryshme, trajtoni një. Këto janë të gjitha sëmundje të shoqëruara me plakjen, kështu që le të trajtojmë plakjen”, përfundon ai. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply