Urina e astronautëve mund të përzihet me dheun hënor dhe të përdoret për të ndërtuar një bazë të ardhshme në Hënë, duke kursyer koston e sjelljes së materialeve nga Toka.

NASA planifikon të ndërtojnë baza në Hënë dekadat që vijnë, shkruan Time.

Përbërësi kryesor në “betonin hënor” do të ishte një tokë pluhur që gjendet në sipërfaqen e Hënës e njohur si regolith hënor.

Atmosfera ku nuk mund të merret frymë, temperaturat ekstreme dhe goditjet e meteorëve do të thotë se nevojitet një strukturë shumë solide për një qëndrim të gjatë.

Kërkuesit zbuluan se urea e gjetur në urinë mund të bashkohet me dheun hënor për të krijuar një beton të qëndrueshëm.

By I ZH