Reperi Unikkatil është ndër artistët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, këngët e të cilit priten shumë mirë në publik.

Ai ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, por përmes një përgjigje dhënë për fansat, reperi ka dhënë lajmin e mirë.

Ai ka lënë të kuptohet se brenda këtij viti do të vije me këngë të re, por nuk ka dhënë asnjë detaj rreth projektit.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Unikkatil është “Shqiptar” në duet me Mozzik, këngë kjo e publikuar vitin e kaluar.

By B I