Vënia në dyshim e sezonit 2019/20 tani thuhet se është ‘jashtë tavolinës’ së diskutimit, me UEFA-në dhe ligat evropiane që angazhohen për të përfunduar sezonin aktual.

I gjithë futbolli në të gjithë Evropën është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus, dhe pasiguria do të vazhdojë edhe kur do të rifillojë edicioni.

Por tani duket se ka një pamje mbizotëruese që ky sezon duhet të përfundojë para fillimit të radhës që madje mund të shihte finalen e Ligës së Kampionëve të luhet pas dyerve të mbyllura, sipas Independent, transmeton lajmi.net.

Vendimi pritet të zyrtarizohet pas pak edhe nga UEFA, e cila sot mban video-konferencë me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit.

Organizata e futbollit evropian është e determinuar për ta përmbyllur këtë sezon me çfarëdo kosto.

By I ZH

Leave a Reply