Me kalimin e viteve, po dalin në pah edhe shumë gjëra, të cilat ishin të mbuluara nga mistere, nga mjegullnaja të krijuar nga shumë persona. Pikërisht këta persona janë ata që në emër të luftës luftonin Ibrahim Rugovën për t’i marrë pushtetin. Ky skenar u dështoi shumë herë, populli me instinktin e tij e mbrojti të vërteten, njeriun që me sinqeritetin e tij, punën dhe vizionin e tij, bëri Kosovën të jetë në krah të diplomacisë botërore.

Gjithashtu, dr. Ibrahim Rugova, sikurse e potencon edhe Jusuf Buxhovi, themelues i LDK-së, dhe njeriu i afërt i Rugovës, pikërisht ishte Ibrahim Rugova, ai që në vitin 1992 bëri marrëveshje jo formale me Ramiz Alinë, për krijimin e mundësive të stërvitjeve të grupeve të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.

Nga aty edhe filluan të shkonin grupet e para, në mesin e tyre edhe Adem Jashari, dhe shumë luftëtarë të tjerë. Me pak fjalë, ishte presidenti Rugova ai që bëri të mundur që të stërvitën ata që i dolën përpara Serbisë, ata që nuk kishin as akronim të një ushtria apo gjërave të tilla, por që kishin ideal luftën dhe lirinë.

Pak rëndësi ka kur zyrtarisht doli emri UÇK, me rëndësi është se themelet i vuri Ibrahim Rugova në aspektin politik dhe Adem Jashari në atë ushtarak. Të tjerët vonë janë inkuadruar në këto gjëra, disa vetëm t’u thirrur në emër të luftës, duke u munduar të baltosnin ata që vërtetë kanë dhënë kontribut të madh.

Pa ndihmën e Rugovës, dhe natyrisht aprovimin e Ramizë Alisë, shumë luftëtarë s’do ishin stërvitur, dhe me gjasë edhe s’do e vazhdonin aktivitetin e tyre, ushtarak, duke mos qenë të gatshëm. Ki parasysh se Serbia kishte një ushtri të fortë , dhe pa përgatitje të mëdha vështirë të kryenin qoftë edhe një aksion të vetëm.

Prandaj, disa gjë ra nuk duhet harruar, edhe ata që janë munduar nuk ia kanë arritur dot, pasi e vërtëta gjithmonë triumfon.

By I ZH