Dy ekipe të përbëra nga studentë dhe staf i UBT-së janë kualifikuar për të përfaqësuar Kosovën në festivalin më të madh ndërkombëtar për aviacion, hapësirë, teknologji dhe inovacion “Teknofest”, që mbahet në Turqi, ku organizohet nën patronatin e Qeverisë së Turqisë, konkretisht Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Fondacionin e Ekipit të Teknologjisë (T3).

Solum Team është ekipi i parë i UBT-së që është pranuar në këtë garë, ku përbëhet nga studentët e Fakultetit të Mekatronikës në UBT, Arlinda Mustafa, Arianit Selmani, Diellza Sherifi dhe Vatër Hyseni.

Ky ekip ka dizajnuar një zgjidhje të mençur që do të mund të aplikohej në fushën e agrikulturës, projekt që do të monitorohet nga profesorët përkatës në Fakultetin e Makaronikes.

UBT-Mechatronics është ekipi i dytë që përbëhet nga studentët dhe staf i akademik, Annea Futko, Albana Hajdini, Briliantdon Nura, Redon Berisha, Saranda Demolli, Erjon Ameti, të cilët nën mentorimin e rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, do të dizajnojnë një robot nën ujor i cili ka për qëllim të realizoj disa detyra të parapërcaktuara në garë.

Edicioni i sivjetmë i kësaj gare do të mbahet më 22-27 shtator 2020, teksa çdo vit pjesë e kësaj gare bëhen qindra garues nga mbi 120 vende të botës, ku garojnë në 23 kategori.

By I ZH

Leave a Reply