Shoqata “PURPURA“ dhe Qendra e autizmit “Fluturo për jetën“-Tetovë organizuan “Dëgjesa e parë prindërore për autizmin“ në RMV. Një aktivitet i marë model nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Qendra Rajonale e Autizmit –Shqipëri, degëzim i secilës është edhe qendra në Tetovë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zv.kryeministri i parë në qeverinë e RMV-së z.Artan Grubi i cili në fund të aktivitetit shprehu konsideratë të lartë për këtë organizim. Aktiviteti kishte për qellim ngritjen e vetëdijës, sensibilizimin dhe aktualizimin sa më shumë të temës së autizmit. Kryetaria e shoqatës “PURPURA“ dhe drejtoresha e Qendrës së Autizmit “Fluturo për jetën“ Fatjona Geci ndër të tjera në fjalën e saj u shpreh se këtë aktivitet si dhe Konferencën Rajonale të autizmit synon ti kthejë në aktivitete traditë në RMV, me qëllim që të kontribohet sa më shumë në ndergjegjësimin ndaj autizmit.

Ky aktivitet u shoqerua me shumë emocione, gjatë rrëfimeve të prindërve që kryesisht kishin udhëtuar nga Tirana por edhe prind nga Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët ndan eksperiencat dhe historitë e tyre . Gjithashtu pjesë e kësajë dëgjese u bënë edhe specialist nga Neë York-u, SHBA të cilët nëpërmjet videomesazheve për këtë dëgjesë, folen mbi rëndësinë e terapive të hershme për këta fëmijë. Padyshim që moment më special ishte intervista me Jamarmër Hoxhën, një fëmij me autizëm i cili, mrekulloj të gjithë me përgjigjiet e ti, duke sjellë një shëmbull të gjallë se sa shumë mund të arrijnë këta fëmijë nësë ju nënshtrohen herët terapive adekuate. Ky aktivitet është pjesë e agjendës “Arti gjuha me të cilën flasim të gjith“ organizuar nga Shoqata “PURPURA“ me mbështetje nga Ministria e Kulturës në RMV.

By B I