Nëse ka një gjë për të cilën është përfolur aktorja Olta Gixhari në shtëpinë e “Big Brother Vip”, përveç debateve, është pikërisht komunikimi me kode.about:blank

Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht nga produksioni, nuk kemi parë ende që kjo çështje të diskutohet nga ata, edhe pse videot e saj janë tashmë virale.

Një fragment i fundit, i cili po bëhet viral, përfshin Oltën dhe Dean.

Aktorja e pyet Dean: “E kanë ndërruar atë ë?”, ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e saj e pyet se “kë”. Këtu, Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj. Nuk është e qartë nëse Olta e ka fjalën për orën apo për diçka tjetër, por mund të thuhet se është mjaft e qartë se kjo nuk është hera e parë që shohim ‘kode’ të tilla.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7203509722916375814?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fgossip%2Fu-be-virale-ne-rrjet-olta-gixhari-nxjerr-zbuluar-produksionin-e-bbva-cfar-i572537

Kujtojmë se veprimi i fundit i aktores, gjatë lojës me litar, duke hequr rripin, ka sjellë shumë pikëpyetje në rrjet. Nisur nga rregullat që “Vëllai i Madh” theksoi në nisje të lojës, do të kishim një nominim “kokë më kokë” mes Oltës dhe Luizit, megjithatë mbetet për t’u parë një diçka e tillë do të ndodhë.