Për muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti qytetarëve që kanë skanuar faturat fiskale, në muajin e ardhshëm do tu paguhen 343.803.953 denarë ose 5.59 milion euro. Gjatë kësaj periudhe, janë skanuar 49.946,278 llogari fiskale, me qarkullim prej 21.957.355.689 denarë, me TVSH gjithsej 2.292.026.352 denarë, njoftojnë nga Drejtori për të Ardhura Publike.

Që nga dita e djeshme, DAP përfundoi tremujori i tretë i projektit “TVSH-ja Ime”. Në krahasim me dy tremujorët e parë, ka pasur një rritje të numrit të përdoruesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime”, edhe tek numrit i llogarive të skanuara, dhe me këtë edhe në kthimin e 15 përqind të TVSH-së për qytetarët.
Në tremujorin e parë, janë paguar gjithsej 186.215,194 denarë ose 3.028.000 euro, ndërsa në tre mujorin e dytë janë paguar 233.176.601 denarë ose 3.791.000 euro.

Pagesat për tremujorin e parë të këtij viti do të fillojnë në maj. DAP është ende duke paguar për tremujorin e parë dhe të dytë të të gjithë qytetarëve që kanë pasur gabime në të dhëna dhe i kanë azhurnuar ndërkohë.

By I ZH

Leave a Reply