Tre viktima dhe 15 të infektuar është bilanci i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit. Me të dhënat e fundit numri i viktimave shkon në 21, ndërsa i të infektuarve në 570. Një i vdekur në Koçan dhe një në Tetovë. Viktima nga Tetova është një burrë i moshuar, vajza e të cilit përmes rrjeteve sociale ditë më parë denoncoi neglizhencën e personelit mjekësor në Spitalin e Kozles në Shkup. Numri më i madh i të prekurve vazhdon të mbetet në Shkup dhe Kumanovë. Filipçe informoi se sot janë shëruar 4 pacientë të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak. Të njejtëve i është bërë edhe testi dytë dhe tretë.

By I ZH

Leave a Reply