Skuadra gjermane e Bajer Leverkuzenit ka bërë transferimin e parë, pas shpalljes së pandemisë “Covid 19”. Bajeri konfirmoi se ka firmosur kontratë me portierin Lennart Grill, që vjen nga skuadra e Kaiserslauternit.

Grill është 21 vjeçar, dhe është shumë i talentuar, me gjermanët që janë të sigurt që ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer.

Portieri i ri, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, përveç skuadrës së parë.

Ndërkohë në prag të vazhdimit të sezonit, Bajer Leverkuzeni në Bundesligë renditet në vendin e pestë, me 47 pikë pas 25 xhirove të zhvilluara.

By I ZH

Leave a Reply