Rajoni

Traktoristi qëllimisht shkel qenin dhe nuk lejon ta dërgojn në veterinar (VIDEO)

Një video shqetësuese është shpërndarë në internet, ku një traktorist qëllimisht shkel një qen në rrugë e më pas nuk ka lejuar ta dërgojnë në veterinar. Kjo video ka shqetësuar njerëzit në atë zonë.

Videoja është bërë në një fshta në Bonjsë dhe Hercegovinë dhe shihet qartë se si traktoristi shkon drejt qenit haski qëllimisht për ta shkelur, ndërsa qeni i pa mbrojtur, ka nxituar për ti ikur traktorit, por nuk ka arrit.

Pas aktit monstruoz, traktoristi ka ikur nga vendi sikur nuk ka ndodhur asgje, ndërsa më pas është kthyer dhe e ka marrë qenin e ka mbyllur, duke mos lejuar që aktivistët për mbrojtje të kafshëve të mos e marrin ta dërgojnë në veterrinar. Megjithatë, ata kanë paraqitur lajmin në polici, dhe së bashku me policinë e kanë marrë qenin i cili është dërguar në veterinar me lëndime të mëdha. Për personin në fjalë do të ngritet padi penale thonë mediat bosnjake.

BiMedia

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&feature=emb_title&v=u6sc912u744&fbclid=IwAR3gaNif0JgH5qII8sex-jSfKH1rH0qFg3kkMHsBuFzlIY-0bbLEldQNEJ0