Profesori universitar, Ilo Trajkovski vlerësoi se Koronavirusi nxori në pah mangësitë e sistemit shëndetësor dhe nga ana tjetër një nivel të lartë të ndërgjegjës së qytetarëve për respektim të masave në të mirë të tyre dhe njerëzve përreth.
“Tani kuptuam se institucionet publike shëndetësore paskan pasur vetëm 5-6 aparate për frymëmarrje, sepse nuk është investuar në to. Dua të them se institucionet publike, në përgjithësi, por para së gjithash sistemi shëndetësor na ishte i shkatërruar dhe habitem se si arritëm deri tani ta kontrollojmë epideminë. Por besoj është arritur jo falë sistemit shëndetësor, por falë vetëdijes së qytetarëve që mbase është formuar nga frika e mbase nga përgjegjësia”, tha Ilo Trajkovski, profesor universitar.