Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një i  mitur dje në Prishtinë ka qenë cak i një tentim-rrëmbimi, shkruan lajmi.net.

Ai derisa ishte në rrugë duke ecur këmbë pasi kishte përfunduar shkollën, dy persona kishin tentuar ta fusin në makinë.

Viktima ka arritur të largohet, ndërsa në viktimën e të dyshuarve ka parë një armë të gjatë.

Ky është raporti i plotë:

TENTIM RRËMBIMI

Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet.