U shqiptua aktgjykimi i parë kundër zyrtarëve të BDI-së. Ejup Alimi dhe Ismet Guri u dënuan me nga tre vjet e gjysmë burg. Vetëm Guri e dëgjoi aktgjykimin në Gjykatës Penale. Ata u dënuan për ndryshimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Çairit, në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Kështu, në disa vendvotime, partia politike BDI ka marrë vota plus, ndërsa PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së rezultatet e tyre ua kanë ndryshuar në më të ulëta ose pak më të larta. Shifrat e ndryshuara ia kanë dërguar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ata i kanë vënë re mangësitë dhe e kanë anuluar votimin në vendvotimet kontestuese.

E drejta e votimit, së bashku me të gjitha tiparet, metodat, teknikat e tij të zgjedhjes, janë një kusht pa të cilin asnjë vend nuk mund të deklarohet si demokratik  – tha Maria Kletniçka, Gjykatëse.

Avokatët thonë se do ta apelojnë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit.

Normal ky aktgjykim, edhe në sqarim e dëgjuat, se në kundërshtim me ekspertizat grafologjike, dënohen ata për të cilët nuk ka dëshmi se e kanë bërë këtë – deklaroi Elenko Milanov, Avokat.

Sa i përket grupit dhe kualifikimeve juridike, për të cilat ishin dënuar Ismet Guri dhe Ejup Alimi, përsëri do të them që është precedent në gjyqësor, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës në grup, të paktën këtë nuk e parashikon ligji. Ne do ta apelojmë aktgjykimin dhe besojmë se shkalla e dytë, do të thotë Apeli do t’i korrigjojë këto gabime në këtë Këshill Gjyqësor – tha Mefail Arslani, Avokat.

Alimi dhe Guri mbetën pa pasaporta. Ata nuk kanë as të drejtë ta braktisin shtetin me një deklaratë të nënshkruar, se nuk do të kthehen në tre muajt e ardhshëm. Ky vendim do të jetë i vlefshëm derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, pra edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.

By I ZH

Leave a Reply