Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar një episod mjaft interesant që i ka ndodhur me një shitëse në furrën e bukës.

Në momentin që ka hyrë në dyqan, Sidorela ka treguar se shitësja e pyeti se a është ajo gazetarja që raporton për COVID-19 dhe në momentin që ajo e ka pohuar, shitësja i ka thënë dukesh më e bukur në ekran se sa live.

“Kisha dalë dhe ime më thotë që duhet të blesh bukë kur të vish në shtëpi. Hy në dyqan dhe i them shitëses një bukë dhe më thotë ti je ajo e covidit, po i them, aha aty dukesh më e bukur”, tregoi Sidorela.

By I ZH